Haradinaj: Do të punojmë për marrëdhëniet e mira me fqinjët

17.02.2019 12:45:35

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës.

Me këtë rast Haradinaj ka thënë se e kaluara jonë na konfirmon se të gjithë brezat tonë kanë pasur të drejtë dhe kanë edhe sot kur punojmë për konsolidimin e Republikës së Kosovës.

“Shqiptarët në Ballkan janë popull që kanë kontribuuar për Ballkanin janë popull qe kanë pagu çmim për të gjitha proceset në të cilat ka kaluar kontinenti ynë por edhe sot janë kontribuues të paqes dhe stabilitetit”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka përsëritur se Kosova ka nevojë të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë.

“Do të punojmë për marrëdhëniet e mira me fqinjët, jemi të interesuar për një marrëveshje obligative ligjore me Serbinë në kufijtë ekzistues, për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE. Zoti e Bekoftë Kosovën, Zoti e Bekoftë popullin shqiptarë”, ka përfunduar kryeministri.