LDK bën homazhe te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova

17.02.2019 12:44:07

Me rastin e shënimit të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, anëtarë të kryesisë së LDK-së kanë bërë homazhe te varri i ish-Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

LDK-ja ka shprehur falënderim ndaj prijësit të idealit për liri dhe pavarësi, Dr. Ibrahim Rugova dhe të gjithë atyre që ndihmuan në këtë rrugëtim drejt realizimit të ëndrrës shekullore për pavarësi, përcjell lajmi.net.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka shprehur dhimbje për mungesën e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova.

“Vërehet mungesa e Presidentit Rugova në ruajtjen e miqve që ndihmuan Kosovën në shtetoformim”, ka thënë Beqiri.