Haradinaj me dhuratë për Rita Orën

17.02.2018 16:51:15

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit me këngëtarën shqiptare Rita Orën, ka thënë që ndihet shumë i lumtur që ajo është prezentë në dhjetëvjetorin e pavarësisë, duke i dhuruar kështu një hartë të Kosovës.

‘Kosova është shumë me fat qe me ne është ylli kosovar por edhe ylli i muzikës botërore Rita Ora. E falënderojë që ka ardhur në dhjetëvjetorin e pavarësisë. E kam nderin që ta jap një shenjë të Kosovës, dhuratë hartën e Kosovën bashkë me një letër që shkon me të’, ka thënë ai.

Rita Ora e falëndëroi kryeministrian Haradinaj për pritjen dhe hartën e Kosovës.