Ramush Haradinaj: Nëse Serbia na bllokon, zgjidhja është referendumi për bashkim me Shqipërinë

28.01.2021 10:56:03

Në debat Plus të RTV Dukagjini, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se pa marrëveshje me Serbinë në kohën sa udhëhiqte me vendin si kryeministër i vendit, e kanë bërë Ushtrinë e Kosovës, kanë zgjidhur çështjen e Trepçës, por edhe çështjen e pavarësisë energjetike, me ndihëm e palëve të jashtme.

Me këtë Haradinaj ka treguar se Kosova mund ta binden bashkësinë ndërkombëtare për tema të ndryshme, pa qenë e varur nga Serbia, apo mosmarrëveshjet me Serbinë.

Ai ka potencuar se ne, si vend, duhet të kemi një kundërvlerë, dhe nëse Serbia na bllokon, zgjidhja është vërtet referendumi me Shqipërinë.
Për këtë ai është shprehur i bindur se do të ndodhë.