Haradinaj tregon se çka do të bëj me demarkacionin

26.05.2017 23:48:38

Kandidati për Kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka treguar se çfarë do të bëjë me Demarkacionin me Malin e Zi.

Ramush Haradinaj ka shpjeguar se si do të zgjidhet çështja e Demarkacionit me Malin e Zi nëse ai do të bëhet Kryeministër i vendit.

“Është vendimi i gabuar politik që e ka pru gjendjen këtu”, tha Haradinaj në emisionin ‘Argument Plus’ .

E gjithë kjo çështje thotë se do të zgjas shkurt, pasi ekspertët e një komisioni të ri që do të krijohet do t’i gjejnë gabimet që janë bërë tani.

“Për mu dhe për Qeverinë e ardhshme ka zgjidhje. Një komision i ri do ta gjejë versionin e drejtë ku kufiri është në qafë të Çakorrit dhe në Kullë. Do t’i drejtohem palës malazeze që nuk është një armik, është një shtet mik i yni”, tha Haradinaj.

Haradinaj thotë se ndërkombëtarët gjithmonë kanë kërkuar përfundimin e procesit të demarkacionit me Malin e Zi dhe se nuk e kanë përcaktuar vijën kufitare të Kosovës.

“Unë kam pas biseda me bashkësinë ndërkombëtare, me amerikanë, me evropianë…ata nuk insistojnë ku duhet të jetë vija e kufirit por kanë insistu me u përmbyll një marrëveshje e dakordume. Nëse ne e gjejmë se marrëveshja ishte gabim ata nuk janë kundër që me u riparu”, theksoi ai.