Haradinaj u dërgon ftesë LDK-së e VV-së për bashkëqeverisje

10.07.2017 12:16:50

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje me kreun e saj Ramush Haradinaj, ku është diskutuar për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Pas përfundimit të kësaj mbledhje, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka thënë se i ka dërguar letër VV-së dhe LDK-së që të organizojnë një takim që të mund të flasin për formimin e Qeverisë së ardhshme të Kosovës.

“Për nesër kam propozuar takim me Visar Ymerin dhe Isa Mustafën.

Kam propozuar që takimi të mbahet në zyrat e Kuvendit.  Nuk do të ndalemi me fol me çdo deputet të zgjedhur të Kuvendit.  U siguroj që Qeverinë do ta kemi në afat rekord. Si i nominuar përparësi i jap një koalicioni sa më të gjerë”, tha Haradinaj.

Haradinaj theksoi se në javën tjetër do të caktohet seanca konstituive e Kuvendit në të cilën pret që të caktohet si mandatar për formimin e Qeverisë, duke u shprehur i sigurt se PAN do ta formojë qeverinë dhe do te vazhdojnë të bashkuar.