Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kjo festë na frymëzon të jemi në anën e të mirës

27.04.2019 19:22:17
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve.

Ai këtë e ka bërë përmes një postimi në Facebook, teksa ka shkruar se kjo festë e ringjalljes na frymëzon për të qenë gjithmonë në anënë e së mirës dhe së drejtës, raporton lajmi.net.

Ky është postimi i plotë i kryeministrit:

Shqiptarëve ortodoksë, Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe sinodit të shenjtë, të gjithë bashkëqytetarëve të Kosovës dhe pjesëtarëve të institucioneve ndërkombëtare në vendin tonë, që festojnë sipas kalendarit julian, për shumë mot Pashkët.

Kjo festë e ringjalljes na frymëzon për të qenë kurdoherë në anën e të mirës dhe të së drejtës dhe na shërben si motiv shtesë për promovimin e vlerave njerëzore, si mishërim i hyjnores.

Me shëndet Pashkët ortodokse!