Hashim Thaçi bën homazhe tek varri i Ibrahim Rugovës, thotë se nderon kontributin e tij për pavarësinë

27.11.2017 11:10:34
 Hashim Thaçi ka bërë sot homazhe tek memoriali Ibrahim Rugova .

Thaçi ka theksuar se është një nderim tradicional shtetërore i cili bëhet për komandantët e UÇK-së si dhe për Presidentin Ibrahim Rugova në shenjë nderimi për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Ishim tek busti i komandantit Zahir Pajaziti, tani jemi tek varri i Presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova për të nderuar përpjekjet e tij për pavarësinë e Kosovës dhe pas pak do të jemi në Prekaz dhe në të gjitha ambientet, hapësirat dhe përkujtimore që simbolizojnë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke respektuar dhe vlerësuar lartë dëshmorët e lirisë, heronjtë e Kosovës, gjitha sakrificat e njerëzve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në këto momente të rëndësishme të kremtimit të festave të nëntorit”, ka thënë Thaçi.