Hashim Thaçi gjatë qëndrimit në Washington viziton mikun e Kosovës Bob Dole

23.03.2018 18:36:12

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit të tij në SHBA, ka vizituar edhe Senatorin Bob Dole, një mbështetës i pavarësisë së Kosovës, që tani merr para nga Kosova për konsulencë.

Dole këshillon kompaninë amerikane  “Alston Bird”, e cila vitin e kaluar kishte fituar tender 2 milionë e 300 mijë eurosh nga Qeveria e Kosovës.

Senatori Dole përmes Twitterit, ka falënderuar presidentin Thaçi dhe ambasadoren Çitaku, për vizitën e tij.

“Dua ta falënderoj ambasadoren Vlora Çitaku dhe Presidentin Hashim Thaçi që më vizituan sot” ka shkruar Dole.

Ai më pas i ka përgëzuar ata për ratifikimin e marrëveshjes së Kufirit me Malin e Zi duke vendosur flamujt e të dyja vendeve në këtë rrjet social.

Kompania amerikane “Alston Bird”, që këshillohet nga ish-senatori Bob Dole kishte fituar tender 2 milionë e 300 mijë eurosh nga Qeveria e Kosovës.

Në një postim të mëhershëm Dole ka takuar Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo të cilin e ka uruar për këtë post „ Mike vazhdon të shërbejë edhe të jetë një aset i vlefshëm për kombin tonë. Nuk mund as ta mendojë një të nominuar më të mirë“ ka thënë ai.

View image on Twitter
I want to thank Ambassador @vloracitaku and President @HashimThaciRKS for visiting with me today – and a big “thumbs up” to Kosovo for the ratification of the Border Demarcation Agreement with Montenegro. 🇽🇰