Haxhiu: Ministrinë e Drejtësisë e presin sfida të shumta

03.02.2020 22:54:45
Albulena Haxhiu, nëpërmjet një shkrimi në Facebook tha se do ta kryejë me nder detyrën e re si ministre e Drejtësisë.

Haxhiu ka thënë se e presin sfida, por është optimiste se do të jetësoj synimet.

“Sot, morra detyrën e re, atë të Ministres së Drejtësisë. Është përgjegjësi të cilën do ta kryej me ndershmëri e punë të palodhshme dhe në shërbim të shtetit të së drejtës. Për këtë, falënderoj aktivistët e qytetarët për mbështetjen e madhe si dhe deputetët e Kuvendit që votuan Qeverinë e re e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve. Ministrinë e Drejtësisë e presin sfida të shumta por jam e bindur që synimet tona për shtetin e së drejtës do të jetësohen”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Qeveria e re u zgjodh me 66 vota për, ndërsa 10 deputetë abstenuan.