Helmohen 9 nxënës në shkollë

06.10.2016 15:26:36

Shtatë nxënës të shkollës 9-vjeçare “Jashar Hoxha” në Paskuqan, Tiranë, kanë përfunduar me urgjencë në QSUT.

Dyshohet se ata janë helmuar, por një prej shkaqeve mund të jetë edhe përdorimi i hashashit.

Helmimi mund të ketë ndodhur edhe nga përdorimi i acidit në shkollë.

Grupi hetimor ka mbërritur në shkollë dhe po kryen veprimet proceduriale për të zbardhur shkaqet e vërteta të ngjarjes.