Shumë medie botërore, ish-senatorin Jim DeMint dhe organizatën që ai drejton “Heritage Fundation”, e kanë përshkruar si “inkubator” prej të cilit do të dalë i tërë kabineti i presidentit të ri amerikan, Donald Trump.
Ish-senatori DeMint, sipas mediave amerikane, e ka shndërruar “Heritage Fundation” në një brend të lëvizjes së militantëve konservativ. Sipas Politico-s, shenjat e gishtërinjve të “Heritage Fundation” janë në tërë ekipin operativ, që do të organizojë tranzicionin e presidentit Tramp.
Sipas medieve botërore, “Heritage Fundation” pritet t’i ndihmojë presidentit të ri Tramp edhe me personel profesional dhe strategji të ndryshme, kurse ish-senatorin DeMint e portretizojnë si njeriun më të rëndësishëm në këtë proces. Sipas Politico-s, ai është një figurë shumë e fuqishme brenda lëvizjes Tea Party, e cila funksionin në kuadër të Partisë Republikane.
Pas senatorit Bob Dole, që u emërua zëvendësshef i ekipit tranzitor të presidentit Tramp, me të cilin u takua presidenti Thaçi, ish-senatori DeMint shihet si njëri prej personave kryesorë që i qëndron pas presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Tramp.