Hollande shpreh keqardhjen për sanksionet ndaj Rusisë

31.08.2016 18:24:04

 

Francois Hollande në një konferencë për shtyp tha se seksionet e vendosura nga BE kundër Rusisë janë në dëm të të dyja palëve. Ai I bërë këto deklarata në ceremoninë e zëvendësimit të Emmanuel Macron, ministër i Ekonomisë në Francë që ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Ky vendim ka nxitur spekulime se Macron do të garojë në zgjedhjet presidenciale të 2017-s. Gjatë detyrës së tij si ministër, 38 vjeçari,  ish-bankier investimesh ka kritikuar hapur punën e qeverisë së Holandë si dhe javën 35-orëshe të punës në Francë. Macron e ka pozicionuar veten si reformator dhe sipas tij papunësia e lartë dhe rritja e dobët ekonomike kanë shkak mungesën e konkurrueshmërisë. Në muajin korrik, ai nisi lëvizjen e tij të quajtur

“Përpara” dhe mbajti një miting në Paris, ku bëri thirrje për mbështetje drejt fitores në zgjedhjet e majit të 2017. Lëvizja e tij shkaktoi trazira dhe shumë revoltim të sindikatave tregtare për shkak se ka bërë thirrje për më shumë reforma radikale punësimi. Ish-ministri në këtë post do të zëvendësohet nga Michel Sapin.