Hoti: Shteti në rrezik nga Thaçi, Veseli e Haradinaj

04.09.2018 21:22:06

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti i quajti bandë kriminale presidentin, kryeministrin dhe kryeparlamentarin e Kosovës.

Ai në një konferencë për media tha se LDK do të vihet në mbrojtje të shtetit nga këta tre.

“Sjellja e kryetarit ështe shkelje kushtetuese. Gjithë ditën kemi qenë në pritje të seancës së thirrur nga opozita. Shteti i Kosovës është në rrezik nga bandat kriminale. Nga njerëz si z.Haradinaj, z.Veseli e z.Thaçi. Ne duhet të mobilizohemi që ta ruajmë Kosovën nga këto banda kriminale”, tha Hoti.

Seanca që ishte paraparë të fillonte në orën 9 të mëngjesit e që në rend dite pati miratimin e një propozimi qeveritar për ekipin negociator në dialogun me Serbinë, do të vazhdojë nesër.

Hoti tha se GP i LDK nuk do të merrë pjesë asesi në seancën e lartpërmendur por vetëm në atë të thirrur nga opozita.