Hoxha: Kosova dhe Zvicra, do të thellojnë bashkpunimin në drejtësi

07.12.2016 14:29:50

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka takuar sot, ambasadorin e konfederatës së Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.

Siç njofton komunikata nga MD, me këtë rast diskutuan për bashkëpunimin e shkëlqyer deri më tani dhe gatishmërinë e dyanshme për thellimin e këtij bashkëpunimi.

“Përmes marrëveshjeve dypalëshe për ndihmë juridike të ndërsjellë dhe ekstradim, do t’i definonim, harmonizonim, lehtësonim  procedurat dhe do te siguronim një bazë të mirë ligjore për ndihmë të ndërsjellë në çështjet civile dhe penale”, theksoi ministrja Hoxha.

Hoxha në takim theksoi se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me Zvicrën dhe falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme që ofron ky vend mik për drejtësinë. Kosova dhe Zvicra, në lëmin e Drejtësisë bashkëpunojnë mbi bazën e marrëveshjeve dypalëshe.

Ambasadori Jean-Hubert Lebet, theksoi se përkrahja dhe mbështetja e mëtejme për fuqizimin e sundimit të ligjit si dhe bashkëpunimit bilateral do të thellohet, dhe vuri në dukje se rruga integruese e Kosovës është rrugë e duhur dhe Zvicra ofron përkrahjen e fuqishme në këtë proces./