Hoxhaj në Suedi për avancim marrëdhëniesh

17.10.2016 16:34:17

Ministri i Punëve të Jashtme të  Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj,a udhëtoi për vizitë zyrtare në Suedi.

Kryediplomati Hoxhaj do të takohet me homologen suedeze, Margot Wallström, me të cilën do të diskutojnë për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, transmeton lajmi.net.

Në këtë drejtim ministri Hoxhaj pritet të kërkojë nga Ëallström, vazhdimin e përkrahjes për Kosovën në fushat që kanë objektiv përshpejtimin e procesit integrues në strukturat euro-atlantike, pasi që Suedia është një nga shtetet e shumta që e ka mbështetur Kosovën në sektorë të rëndësishëm si, në zhvillimin e arsimit, mjedis dhe klimë, në qeverisjen demokratike dhe në respektimin e të drejtave të njeriut.

Ministri Hoxhaj gjatë vizitës zyrtare do të ketë takime edhe me përfaqësues të Komisionit për Punë të Jashtme, të cilët gjithashtu do t’i njoftojë me përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të përmbushur obligimet institucionale me qëllim integrimin e vendit në BE.