Ministria e Financave përgenjështron ministrin Naumov

17.10.2016 16:30:51

Ministria e Financave sot në ekonomi ktheu 1.8 miliardë denarë në raport me skadimin e afateve për pagimin e letrave me vlerë.

Të mërkurën sipas bazës së njëjtë, Ministria e Financave do të kthejë 115 milionë denarë. Ato janë gjithsej 1.915 miliardë denarë të cilat Ministria këtë javë i kthen në bazë të letrave të skaduara me vlerë, theksojnë nga MF në përgenjështrimin e kumtesës së zëvendësministrit shtesë të Financave, Kire Naumov.

MF në reagim thekson se këto janë të dhënat publike, të kapshme në web-faqen e Ministrirë dhe se çdo kush mund t’i kontrollojë, duke përfshirë edhe zëvendësministrin plotësues të Financave, Kire Naumov, i cili pohon se nesër kërkohen mjete 17 herë më shumë sesa që kërkohen.