Hungaria e interesuar për mjedisin e Kosovës

02.08.2016 17:20:49
Bashkëbiseduesit foli për një varg çështjesh të interesit të përbashkët, për bashkëpunimin konkret mes Qeveris së Kosovës dhe asaj të Hungarisë në funksion të formave dhe mundësive të bashkëpunimit në fushat e ujërave, njofton kumtesa zyrtare.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ka pritur sot një delegacion të Hungarisë në përbërje nga ekspert nga Qeveria e Hungarisë: Bálint Tombor, Ádám Szuc dhe ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, transmeton Koha.net.

Bashkëbiseduesit foli për një varg çështjesh të interesit të përbashkët, për bashkëpunimin konkret mes Qeveris së Kosovës dhe asaj të Hungarisë në funksion të formave dhe mundësive të bashkëpunimit në fushat e ujërave, njofton kumtesa zyrtare.

U bisedua edhe për zgjidhjen e problemit me ujërat e zeza në Batllavë si dhe vet qytetin e Podujevës, rregullimin e shtretërve të lumenjve Drini i Bardh, Sitnica, orava e Binqës si dhe intervenimi në pendën e Përlepnicës.