Armenia në prag të katastrofës, rrezikohet nga lufta qytetare

02.08.2016 17:32:44
Vendi me ekonominë më të dobët në Evropë, Armenia, po kalon nëpër perin e luftës qytetare. Pas tensioneve dyjavore, të rezultuar me shumë incidente, ka përfunduar me prizën e pengjeve në stacionin policorë në kryeqytet, Jerevan.
Krahu nacionalist në ushtri të partisë “Sasna cer”, më 17 korrik kanë okupuar stacionin policor, duke vrarë një polic. Kërkuan lirimin e kreut të tyre, Jirair Sefilian, si dhe dorëheqjen e presidentit në detyrë Serzh Sargsyan.

Kjo parti, vetën e sheh si qeverisje alternative, e cila po vendosë strukturat e veta paralele gjithandej dhe, qëllimi i të cilëve është krijimi i një sistemi tërësisht të ri e që e quajnë si të përshtatshëm për interesat e Armenisë. Pa marr parasysh situatën, qeveria legjitime në Armeni, kanë arrestuar Sefilian-in për posedim të armëve.

Jirair Sefilian, armeni libanez, njëri nga heronjtë e luftës mes Armenisë dhe Azerbajxhan-it në vitin 1992, kur armenët morën krahinën Nagorno Karabakh, transmeton lajmi.net.

Përveç kësaj, shumica e anëtarëve të kësaj partie janë veteranë ushtarakë. Sefilian kërkon që ky parashtet (Nagorno Karabakh) t’i bashkohet Armenisë, çoftë edhe me koston e një lufte të re me Azerbajxhanin. Para disa muajve, kishte pasur të shtëna në atë rajon, ndërsa Armenia dhe Azerbajxhani, gjendeshin në prag të një lufte të re.

Këto dy shtete nuk kanë raporte diplomatike të ndërsjella, edhe në UEFA e FIFA pranojnë se nuk ato nuk guxojnë të gjenden në një grup të kualifikimeve dhe as klubet e tyre nuk lejohen të luajnë mes vete.

Gjatë krizës së pengjeve në Armeni, në sheshin kryesor në Jerevan, çdo ditë mbahen protesta kundër presidentit Sargasian. Ndërsa analistët e atjeshëm politikë i quajnë këto protesta më shumë të dedikuara kundër presidentit sesa lirimit të Sefilian-it.

Në fakt, situata ekonomike dhe sociale në Armeni është në gjendje tejet kritike dhe, shteti mbahet nga motivimi i kredive ruse.

Gjendja në këtë shtet, ku jetojnë populli ndër më të vjetrit në botë, në kufi të Iranit e Turqisë, gjithçka është e tensionuar, ndërsa presidenti Serz Sargasian ka marr vendim që ta lirojë Sefilian-in dhe të fillojë bisedimet me të, për t’i ikur krizës e cila mund të eskalojë dhe të shndërrohet në dhunë.