I riu nga Kina, refuzon 122 miliardë dollarë pasuri të babait

16.12.2016 00:34:59

Një ndër njerëzit me të pasur në Kinë, i cili ka një pasuri mbi 122 miliardë dollarë është në “hall”, pasi djali i tij nuk pranon të bëhet trashëgimtar i pasurisë së tij.

Wang Jianlin, themelues dhe kryetar i Dalian Wanda Group, ka pasuri të paluajtshme ku përfshihen, qendra tregtare, hotele dhe klube sportive është në kërkim të trashëgimtarit të pasurisë, pasi djali i tij 28-vjeçari,  Wang Sicong ka refuzuar të marrë përsipër drejtimin e kompanisë.

Wang, 62- vjeç, ka shprehur problemin se tij, gjatë një samit me sipërmarrësit.

“I kam kërkuar djalit tim që të bëhet trashëgimtari dhe të vazhdojë drejtimin e bizneseve të mija, por ai nuk ka pranuar, pasi nuk i pëlqen kjo jetë. Ndoshta të rinjtë kanë prioritetet e veta” është shprehur ai.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Wang Sicong, nuk është pjesë e perandorisë së babait.

Wang, i cili ka studiuar në Britani është aktualisht drejtor i Dalian Wanda Group dhe zotëron 2% të aksioneve shkruan “SouthChina Morning Post’.