I rrënohet shtëpia, familja nga Komorani kërkon ndihmë

04.01.2019 15:10:42

Ka vite që jetojnë në kushte të të mjerusheme.

Një faqe në Facebook ka bërë një njoftim për familjen e Adil Nishori nga Komorani III, në komunën e Drenasit, e cila ka nevojë të menjëhershme për një shtëpi.

Sipas njoftimit, në këto ditë të ftohta dimri duhet larguar familja nga shtëpia për një vendbanim të përkohshëm, kurse, si zgjidhje afatagjate duhet ndërtuar një shtëpi në truallin e tij.

Në këto fotografi më poshtë, ianë dhënë edhe të dhënat për ndihmesë.