I shtrirë, me duar mbi bark e pistoletë pranë, ja si u gjet Besnik Pudja i vrarë në hambarin me hashash (Foto/Video+18)

17.10.2016 23:03:01

I shtrirë, me duar mbi bark, këmbë disi të hapura dhe me një pistoletë pranë këmbëve. Kështu është gjetur mesditën e 7 tetorit, 36-vjeçari Besnik Pudja, pranë një hangari në malet e Kollogjeshit në Shëngjergj, për të cilin policia deklaroi se ishte stan.

Në fotot e bëra pak minuta pas vrasjes gishti tregues i dorës së majtë të viktimës duket disi i harkuar, në një pozicion gati si mbi këmbëzën e armës, çka sipas ekspertëve të Kriminalistikës tregon se ai ka patur në dorë një armë përpara se të ndërronte jetë.

Por ekspertët thonë se nëse është hyrja e plumbit në krahun e majtë në përgjithësi në rastet e vetëvrasjeve bien në krah përtokë dhe jo në atë pozicion. Në atë pozicion bie vetëm kur goditja është ballore në ballë ose drejt në zemër sepse përveç aftësisë shpuese kur gjuan nga afër plumbi shoqërohet me gazra që kanë edhe aftësi shtytëse që e ndihmon trupin të bjerë në atë pozicion që është shtytja.

Pranë trupit, në mes të këmbëve, i është gjetur një pistoletë TT. Por gjetja e armës pranë këmbës së majtë nga ana e brendshme e saj, në gjatësi me gjurin, për ekspertët shton dyshimet që nuk kemi të bëjmë me vetëvrasje.

Sipas tyre, në rast vetëvrasje, arma largohet nga trupi në drejtim të kokës nga fuqia e të shtënës. Rreth një metër nga trupi. Pozicioni si u gjet Besnik Pudja për xhaxhin e viktimës ishte tepër dyshues, ai tha për News24 se atë mund ta kishin vrarë diku tjetër dhe e kanë sjellë aty. Por për policinë gjetja e vetëm një shenje gjaku në dysheme, shton bindjen që trupi nuk është transportuar nga aty, por ka rënë dhe pozicionuar pasi ka qëlluar veten.

14625659_10154486870693260_1601485309_o

14794064_10154486870678260_1280873662_n

vlcsnap-2016-10-15-15h47m27s2151