Identifikohet viktima e aksidentit tragjik në autostradën Tiranë-Durrës (Video)

17.10.2016 22:41:45

Identifikohet viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin kombëtar Tiranë-Durrës.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës thanë se Hysen Vrapi 63 vjeç gjeti vdekjen pasi u përplas nga një makinë. Ai ndërroi jetë menjëherë si pasojë e plagëve të marra nga përplasja e fortë me makinën.

Drejtuesi i automjetit me targë AA 730 MP, personi me inicialet A.M, u arrestua në flagrancë nga shërbimet e qarkullimit rrugor të Tiranës.

Përplasja ishte aq e fortë saqë këmbësorit i cili ka tentuar të kalojë rrugën nga njëri krah në tjetrin, i është këputur koka nga trupi. Pamjet e transmetuara në media shfaqin momentet tragjike të këtij aksidenti të rëndë me pasojë vdekjen.