Identifikohen dy shqiptarët e vrarë mbrëmë në Canegrate, Itali: Viktimat janë dy vëllezër Agron Lleshaj, 27 vjeç dhe Alban Lleshaj, 24 vjeç, banues në Parabiago, citon mediat italiane, Syri.net.
Ajo që u duk si aksident rrugor mbrëmjen e djeshme, pak pas orës 23:00, ndoshta ishte një pritë për një vrasje të dyfishtë.
Makina, një Voskswagen Polo, u përmbys në anë pasi ishte goditur disa herë me armë zjarri. Brenda saj ishte një person i vdekur, ndërsa jashtë, shtrirë nën makinë, një tjetër person i vdekur. Rezultati: Dy shqiptarë viktima të një vrasjeje, vëllezërit Agron Lleshaj 27 vjeç dhe Alban Lleshaj, 24 vjeç, banues në Parabiagio.
MEDIAT ITALIANE: LUFTË SI NË FILMAT WESTERN
Një luftë si filmat “western” dhe për me në fund dy shqiptarë të vrarë ka ndodhur pak para orës 23:00 të së enjtes në rrugën Ancona, citon Syri.net, mediat italiane. Madje, dyshohet se ata janë vëllezër.
Dy shqiptarët u gjetën në një makinë të përmbysur dhe të bërë shoshë nga plumbat në Canegrate, një komunë e thellë milaneze.
Ajo që në fillim u duk si aksident makinash, ishte një përplasje e vërtetë që nisi nga një ndjekje me makina dhe përfundoi në vrasje. Dy shqiptarëtjanë vrarë pranë një pallati.
Disa banorë thanë se kishin dëgjuar të shtëna, por të tjerë kishin dëgjuar vetëm zhurmën e shkaktuar nga aksidenti.
Policia ka bllokuar rrugën dhe ka gjetur shumë gëzhoja në vendin e ngjarjes. Nuk ka pasur viktima ndër banorët, sepse në atë orë shumica ndodheshin nëpër shtëpi.
Duket se të dy viktimat ishin me kombësi shqiptare, siç e konfirmoi edhe kryetari i komunës Roberto Colombo. “Më rezulton se janë dy shqiptarë të vrarë gjatë një ndjekjeje dhe që nuk kanë të bëjnë me Canegrate-n, ku nuk kanë jetuar, që është një qytet i qetë me disa vjedhje banesash si kudo.”










































