Ilaçi “heparin”, pika e kthesës në luftën kundër koronavirusit?!

13.04.2020 21:40:29

E teksa të gjithë shkencëtarët po luftojnë për të gjetur vaksinën kundër Covid -19, mesa duket është gjetur një dritë shprese tek ilaçi me emrin “Heparin”. Eshtë një ilaç antikoagulant i njohur praktikisht nga të gjithë, mund të përfaqësojë  një pikë kthese vendimtare në luftën kundër koronavirusit.

Pse të përdorni heparin kundër koronavirusit?

Tashmë janë zbatuar disa protokolle  eksperimentale të cilat përfshijnë “kokteje” të disa ilaçeve për të stimuluar trupin, të reagojë ndaj Covid-19, por vazhdimisht janë menduar për ide të reja për të arritur në ‘zemrën’ e problemit.

Një ilaç antikoagulant promovon hollimin e gjakut duke parandaluar formimin e trombit, i cili, në shumë raste, mund ta çojë pacientin drejt vdekjes. Në kontekstin pandemik, duket se heparina mund të jetë një armik i vlefshëm ndaj koronavirusit. Kjo për shkak se Covid-19, promovon formimin e trombit. Kjo është ajo që është zbuluar me testet e autopsisë pas vdekjeve të koronavirusit.

“Problemi kryesor nuk është virusi, por reagimi imunitar që shkatërron qelizat ku hyn virusi. Problemi është kardiovaskular, jo i frymëmarrjes. Njerëzit shkojnë në reaminacion për tromboembolizëm venoz të përgjithësuar, veçanërisht pulmonar (testet e autopsisë bëhen n gjithashtu në tru).

Shumë vdekje, madje edhe në të dyzetat e tyre kishin një histori me temperaturë të lartë për 10-15 ditë dhe ishin trajtuar në një mënyrë jo adekuate. Inflamacioni ka shkatërruar gjithçka dhe ka përgatitur terrenin për formimin e trombit,”-shpjegojnë specialistët në kontakt të vazhdueshëm me mjekë të tjerë italianë nga Milano, Brescia, Pavia, Bergamo, Napoli, Palermo, të cilët preferojnë të mbeten anonimë në këtë fazë eksperimentale. Dhe gjithashtu në Bari ka plane që të afrohen me një koktej anti-inflamator dhe anti-koagulant, ku përfshihet sërish heparini.

Në Bari tashmë po punohet për një dokument që do t’i nënshtrohet kontrolleve të nevojshme. Në këtë dokument shpjegohet pse një pacient arrin deri tek kujdesi intensiv, duke treguar se sa intensiv është reaksioni inflamator që koronavirusi shkakton në trup, i cili, duke dëmtuar qelizat në enët e gjakut, shkakton të njëjtin proces që nxitet me plagë.

Trupi njeh dëmin si lëndim dhe fillon të prodhojë mpiksje që shkaktojnë trombe. Qëllimi do të ishte aprovimi i një protokolli për të parandaluar një mekanizëm të tillë dhe parandalimin e një pacienti me covid-19 që të arrijë shkojë për t’u trajtuar në kujdesin intensiv.