Në kujtim të zëdhënësit të lirisë, intelektualit, bashkëthemeluesit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe këshilltarit politik të presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova të ndjerit Xhemail Mustafa.
Nga Haki Latifi
Sot, më 23 nëntor, mbushen gjashtëmbëdhjetë vjet, kur një dorë kriminele ia shoi jetën në lirinë aq shumë të ëndërruar, në moshën e pjekurisë, si njeri dhe krijues letrar, pas një veprimtarie shumë të frytshme politike e kombëtare. Emri i Xhemail Mustafës, personalitetin e të cilit e shquante mendimi intelektual, urtia e dinjiteti njerëzor, vizioni i thellë dhe balancimi politik në kushtet dhe rrethanat e jashtëzakonshme në të cilat gjendej Kosova, ende vret ndërgjegjen e secilit shqiptar. Ekzekutimi i tij nga dora kriminale, do të duhej ta ndërgjegjësonte drejtësinë e fjetur kosovare. Pa u identifikua vrasësit e Xhemail Mustafës e të dhjetëra personaliteteve të tjera politike në Kosovë dhe dalja e kriminelëve para drejtësisë, pavarësia e Republikës së re do të mbetet në ngërç pra, e këtillë siç është.
Lavdi e përjetshme për jetën dhe veprimtarinë e heroit të lirisë së Kosovës Xhemail Mustafa!









































