Irani e ndalon lojën telefonike “Pokemon Go”

05.08.2016 17:50:19

Autoritetet iraniane e kanë ndaluar lojën telefonike “Pokemon Go” për shkak të “shqetësimeve të pa specifikuara të sigurisë”.

Vendimi është marr nga Këshilli i Lartë i Hapësirave Virtuale, i cili është një organ zyrtar për mbikëqyrjen e aktiviteteve online, raporton BBC.

Irani ndjek hapat e një numri vendesh që shpreh shqetësimet për sigurinë në lidhje me lojën. Por, bëhet vendi i parë që e ndalon lojën “Pokemon Go”