Rusia u thotë SHBA-ve se duhet rritur luftën kundër militantëve sirianë

05.08.2016 17:52:12

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, i tha Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry të premten, se lufta kundër grupeve ekstremiste në Siri duhet të rritet për shkak se ata janë duke përdorur gaz helmues mbi civilët, shkruan Reuters.

Lavrov dhe Kerry diskutuan për konfliktin në Siri përmes një bisede telefonike, tha ministria e jashtme ruse në një deklaratë.

Ata folën një ditë pasi Moska kritikoi ashpër sjelljen e SHBA-së në Siri, ku edhe akuzoi Uashingtonin për mbështetjen e rebelëve që përdorin gaz helmues kundër civilëve dhe vrasjen e qindra të tjerëve në sulmet ajrore.