Irani prezantoi ‘radarin për coronavirus’ që mund të ‘zbulojë rastet deri në 100 metra larg’ – por që nuk do t’ua jep amerikanëve

17.04.2020 17:00:38

Irani prezantoi një pajisje këtë javë për të cilën pretendon se mund të zbulojë rastet me coronavirusë nga rreth 100 metra larg.

Sipas medieve të huaja, shefi i Gardës Revolucionare iraniane, Hossein Salami u mburr se “shkencëtarët vendas” kishin shpikur pajisjen “më të mirë” për të zbuluar rastet e virusit “nga distanca” pa pasur nevojë për një test gjak.

Se si do të funksiononte kjo është e paqartë, por mediat iraniane pretenduan se pajisja kishte një shkallë të saktësisë ’80 për qind’ dhe përfundimisht mund të adaptohej për ‘zbulimin e të gjitha llojeve të viruseve’.

Por siç shkruan DailyMail, kjo pajisje ka mund të krahasohet me detektorët e rremë të bombave të shitura nga James McCormick, një britanik i cili bëri 20 milionë funte, përpara se të përfundonte në burg në vitin 2013.

Ndryshe vlerësohet se Irani ishte një vend që shumë herët e kishte virusin, madje u fajësua për eksportimin e virusit në të gjithë Lindjen e Mesme për shkak të mosveprimit të regjimit.

Por agjencia e lajmeve Tasnim tha që pajisja ishte një ‘instrument i jashtëzakonshëm dhe unik’ i zhvilluar nga ‘shkencëtarët vendas’.

Gjeneralmajor Salami mori pjesë vetë në një “ceremoni zbulimi” ku tha se pajisja mund të përdoret për “ekzaminimin e njerëzve në një shkallë të gjerë”.

Salami tha se pajisja krijon një ‘fushë magnetike’ e cila lokalizon një infeksion virusi ‘brenda një rreze 100 metra’.

Kur antena e pajisjes drejtohet kah një lokacion specifik, ajo do të zbulojë vendin e kontaminuar brenda rreth pesë sekondave, mburrej ai.

Pajisja është supozuar se është testuar në spitale me ’80 për qind saktësi’ dhe Irani shpreson të zhvillojë ‘versione të azhurnuara’ për të provuar për sëmundje të tjera.

Salami më vonë vazhdoi më tej dhe pretendoi se ‘dhjetëra vende’ kishin kontaktuar Iranin me qëllim që të kishin këtë pajisje.

Sidoqoftë, pajisjet “nuk do të ndaheshin me amerikanët derisa të hiqen të gjitha sanksionet”, paralajmëroi ai, sipas uebfaqes Al-Monitor.