Spanjë, treni del nga shinat, 2 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

09.09.2016 11:22:23

Të paktën 2 persona raportohet se kanë humbur jetën, pasi një tren doli nga shinat në veri-perëndim të Spanjës. Aksidenti i tmerrshëm ndodhi në provincën e Galicia, rreth orës 9 e 30 me orën lokale.

Pamjet e publikuara tregojnë se aksidenti ishte mjaft I rëndë dhe raportohet se ka një numër të madh të plagosurish. Në tren ishin 60 pasagjerë, të cilët po udhëtonin nga Vigo drejt Valenca do Minho. Identitetet e personave që humbën jetën, nuk janë bërë ende të ditur.

Tre vjet më parë, po në këtë zonë, ndodhi një prej aksidenteve hekurudhore më të rënda, ku mbetën të vdekur 79 persona.

train-crash-648548