Isa Mustafa: Fushatë përmajtësore dhe e civilizuar, ashtu siç i ka hije Lidhjes Demokratike të Kosovës

08.10.2017 19:50:55

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nëpërmjet një postimi në facebook, ka shprehur bindjen dhe besimin se LDK do të qeverisë shumicën e komunave me vizionin për zhvillim dhe integrim.

Më tej në postimin e tij, z. Mustafa ka përsëritur edhe një  herë se vizioni i LDK-së është zhvillimi ekonomik, punësimi, inegrimi në isntitucione ndërkombëtare, siç janë BE, NATO dhe anëtare e OKB-së

Ky është postimi i plotë i kryetarit Mustafa:

Parti që e themeloi njeriu i madh i Kosovës, Ibrahim Rugova.
LDK sublimoi aspiratën e popullit për liri, pavarësi dhe demokraci.
Tani, LDK do të udhëheqë vizionin për zhvillim dhe integrim.
Kemi ide dhe potenciale njerëzore t’i bëjmë komunat tona të zhvilluara, ta nxisim ndërmarrësinë, të krijojmë vende pune dhe Kosovën ta bëjmë vend të fortë ekonomikisht. Me qytetarë të integruar në institucione demokratike dhe shtet të integruar në BE, NATO dhe anëtare në Kombet e Bashkuara.
LDK do të drejtoj shumicën e komunave; LDK do të qeverisë Kosovën, pa arbitrarizëm dhe pa korrupsion!
Foto nga takimet me qytetarë, biznese, anëtarësi dhe udhëheqës të LDK-së në Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Dragash, Krushë e Madhe dhe Ratkoc.

Fotografia e Isa Mustafa
Fotografia e Isa MustafaFotografia e Isa Mustafa