Kryetari Rugova: Investime në secilin fshat të Istogut

08.10.2017 20:52:32

LDK në Istog vazhdon takimet me qytetarë dhe me shpalosjen e projekteve konkrete për vendbanime të ndryshme të kësaj komune.

Besart Dreshaj nëpërmjet një postimi në facebook ka njoftuar për takimin e kryetarit Haki Rugova me banorë të Shushicës së Ulët dhe të Epërme me të cilët ka bashkëbiseduar për investimet që do të bëhen në atë zonë.

Ky është postimi i plotë i z. Dreshaj:

Në kuadër të programit tonë qeverisës 2017+, i kemi futur edhe kërkesat e banorëve të Shushices për implementim gjatë katër viteve të ardhshme.

Kryetari Rugova, prezantoj projektet të cilat i kemi realizuar në këtë fshatë gjatë këtij mandati si dhe projketet të cilat presim ti realizojmë gjatë mandatit të ardhshëm. Shushica do të jetë e kompletuar e tëra me infrastrukturë rrugore. Projekti më i rëndësishëm në këtë pjesë është asfaltimi i rrugës mes Shushicës së Ulët dhe asaj të Epërme si dhe asfalitmi i rrugës ”Lejthia” që lidh fshatin Shushicë me atë të Rakoshit.

Do të vazhdojmë të punojmë këtu dhe në secilin fshat të Istogut  për t’ua bërë më të mirë jetën qytetarëve.#LidhjapërIstogun

#HakiRugova