Isa Mustafa ngushëllon familjen e Qerim Çoçajt që humbi jetën në Gjilan

07.03.2019 20:36:43
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar familjen e Qerim Çoçajti, i cili humbi jetën në aksidentin e sotëm në Gjilan.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa me rastin e aksidentit të sotëm në Gjilan dërgon këtë telegram ngushëllimi.

“Lajmi për aksidentin që ka ndodhur në Gjilan, më tronditi thellë. Në emrin tim ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe bashkëndjejmë me familjen Çoçaj për vdekjen e familjarit të tyre, ndërsa të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë. Jemi bashkë me qytetarët e Komunës së Gjilanit në këto momente tronditëse”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të LDK-së.

Kujtojmë se mesdtën e sotme në Gjilan ka ndodhur një aksident tragjik, ku mbeti i vdekur një person ndërsa u lënduan 23 të tjerë.

Aksidenti u shkaktua pasi vozitësi i një kamioni që bartte ujë humbi kontrollin.