Ish-deputeti lëshon deklaratën që i befason të gjithë: Në Shqipëri nuk kemi asnjë person që ka humbur jetën nga COVID-19, por nga…

01.05.2020 18:06:57

Ish-deputeti i opozitës Nard Ndoka thotë se koronavirusi është një grip që ka qarkulluar edhe më parë në vendin tonë.

Në një intervistë në “Abcnews”, Ndoka tha se koronavirusi ka qarkulluar vite më parë si Covid-16, 17 e me rradhë.

“Korona ka qarkulluar në Shqipëri prej vitesh. Covid-19, 17, 16 me radhë. Corona është një grip që në Shqipëri ka qarkulluar më parë”, u shpreh Ndoka.

Ai tha më tej se asnjë person në Shqipëri nuk ka ndërruar jetë nga Covid-19, por për shkak të sëmundjeve shoqëruese që kanë patur.

“Në Shqipëri nuk kemi asnjë person që ka humbur jetën nga Covidi. Edhe në Itali, kanë humbur jetën për shkak të sëmundjeve të tjera shoqëruese”, tha Ndoka.