ISIS drejt zhdukjes: Pas sulmeve në Mosul, pritet të sulmohet “zemra e xhihadistëve” në Raka

21.10.2016 22:15:10

Qyteti sirian i Raka, do të jetë pika e radhës për luftime nga forcat ndërkombëtare kundër xhihadistëve, pas ndërhyrjeve që u bë në Mosulit, njofton AFP.

Presidenti francez, Francois Hollande ka paralajmëruar se xhihadistët e Shtetit Islamik, janë sulmuar në Mosul nga forcat irakiane dhe kurde me mbështetjen e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, dhe më pas ushtarët e ISIS kanë ikur përtej kufirit, transmeton lajmi.net.

Në të njëjtën kohë, zëvendës sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken tha se koalicioni ndërkombëtar që luftoi kundër islamikëve tani duhet të fokusohen në Raka.

Raka, shtrihet në lumin Eufrat në afërsi të kufirit me Turqinë me më shumë se 200.000 banorë, në mars të vitit 2013 u bë kryeqyteti i parë provincial në Siri, i cila ra në duart e rebelëve, në atë kohë,  të Frontit Al-Nusra, një ish-degë e Al Kaidës në këtë vend.

Xhihadistët kanë vendosur kodin islamik të veshjes në shkolla dhe kanë filluar të sulmojnë kishat në Raka, duke futur një regjim terrori shënuar nga prerja e kokave në publike dhe rrëmbime.

Më gjashtë janar 2014, një luftë shpërtheu mes grupeve rivale para se xhihadistëve t’u dal jashtë kontrollit i gjithë qyteti.

Raka është një nga mizoritë më të këqija të islamikeve, duke bërë ligje të tmerrshme si ajo që gruaja duhet të vritet me gurë nëse akuzohet për tradhti dhe nga ana tjetër, duke vrarë homoseksualët, të cilët në mënyrë mizore janë hedhur nga kulmet e shtëpive.

Në këtë krahinën janë  djegur në kafaz pilotët jordaneze, siç dëshmohet nga pamjet videoja që shteti islam ka publikuar në internet në shkurt të vitit 2015, transmeton lajmi.net.

Xhihadistët islamik kanë krijuar ligje të rrepta si ai që raki dhe cigaret janë rreptësisht të ndaluara, ndërsa ndalojnë njerëzit të rruajnë mjekrat e tyre, duke i detyruar gratë të veshin vello, të cilën e quajnë nigjabi.

Rregull tjetër është nëpër dyqane mund të punojnë vetëm çiftet e martuara dhe lejon të shkojnë në pazar, ndërsa në dritaret e dyqaneve është e ndaluar të ekspozohen kukulla si modele.

Inteligjencës perëndimore paralajmëroi se do të sulmohet shumë shpejt Raka, e cila gjendet 550 kilometra në verilindje të Damaskut, dhe shërben si bazë për sulme të planifikuara në vende të tjera, përfundon agjencisë franceze.