Observatori sirian: Damasku po zhvillon bombardime me bomba thërrmuese

10.04.2017 17:08:33

Bombardime intensive ma avionë dhe artileri nga ana e regjimit të Damaskut janë duke u zhvilluar në Siri në zonat jashtë kontrollit të forcave besnike të Asadit, Dara, Hama, Idlib dhe Alepo, njofton Observatori sirian për të drejtat e njeriut.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH) në bashkëpunim me burime spitalore dhe ushtarake në terren thekson se “këto sulme po zhvillohen me armë konvencionale, por edhe me armë të konsideruara ilegale nga ligjet ndërkombëtare, si bombat me napalm apo bomba thërrmuese”.