Ushtarët e brigadës 138 përkujtojnë komandantin e tyre

10.04.2017 16:41:28

Pjesëtarët e ish-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, me rastin e 18 vjetorit të rënies heroike të Agim Ramadanit, nesër, do të bëjnë homazhe pranë varrit të tij.

Në një njoftim për media nga ish-veteranët e Brigadës që mban emrin e heroit të kombit thuhet se homazhet bëhen në  Kompleksin Memorial të Betejës së Koshares, duke filluar në orën 11:00

Agim Ramadani ka rënë më 11 prill të vitit 1999 në Betejën e Koshares atje edhe ku prehet trupi i tij bashkë me qindra dëshmorë të Koshares.