ISIS-i merr përgjegjësinë për sulmin në tren të Zvicrës

13.08.2016 21:10:29

ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin e ndodhur në trenin e St.Gallen të Zvicrës. Sipas kësaj organizate, sulmuesi është Muhammad Riyad!

Një numër i madh personeli kanë shpejtuar për në vendngjarje, duke përfshirë prokurorë, policë, zjarrfikës, ambulanca dhe tre helikopterë. Stacioni “Salez” aktualisht është mbyllur. Prokurorët e St. Gallenit kanë hapur hetim për rastin.

Ndërkohë, në mesin e të plagosurve përveç në fëmije, janë edhe një vajzë dhe një djalë të moshës 17-vjeçare, dy gra të moshave 34 dhe 43-vjeçe, dhe një burrë rreth të 50-ave.  Disa prej të plagosurve janë në gjendje të rendë.