Ismaili: Me kthimin e Isa Mustafës, LDK u shkëput nga ideologjia e Vetëvendosjes

24.01.2019 23:41:30

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka thënë se me kthimin e Isa Mustafës, LDK po kthehet ne tradicionalitetin e saj.

Krasniqi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se në kohën që Isa Mustafa nuk ishte aktiv në politikë, LDK anoi nga politikat e Vetëvendosjes.

“U pa edhe me deputetët e LDK-së që madje morën pjesë edhe ne protestat e Vetëvendosjes”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ministri i Shëndetësisë tha se me kthimin e Isa Mustafës në detyrë, LDK u kthye në një vijë tradicionale, që është vijë e LDK-së.

Ai tha se një kohë u duk se LDK dëshiroi të mbaj “peng” edhe dialogun.

Ismaili ka thënë se mej se PDK nuk ka bërë ofertë ndaj LDK-së që kjo e fundit të hyjë në Qeveri.

“Ndoshta LDK e ka keqkuptua që ftesa jonë për t’u përfshirë në dialog, ka nënkuptuar hyrje në Qeveri”, deklaroi me tej Uran Ismaili.