Shfaqet ‘Gjuetari’ – Putinit i zbulojnë ‘befasinë’ që ruante për Perëndimin

25.01.2019 00:06:52

Një avion luftarak pa pilot që duket të jetë arma e re ruse, të cilën Putin e ka pagëzuar me nofkën “Gjuetari” (Okhotnik) ka dalë zbuluar në qytetin siberian të Novosibirsk, duke i prishur Presidentit rus, surprizën që ai kishte rezervuar për Perëndimin.

Ai që dyshohet të jetë droni luftarak rus është shfaqur në fabrikën e Shoqatës së Prodhimit të Avionëve të Novosibirskit (NAPO) dhe sipas mediave ndërkombëtare ka nisur testimet e pistës, për ta inkuadruar më pas në misione të Rusisë.

Sipas një burimi vendas, operacionet testuese të Okhotnik janë mbajtur me sukses dhe shënojnë një moment të rëndësishëm përpara fluturimit të parë, i cili pritet në fillim të vitit 2019.

Media shtetërore ruse ka deklaruar se është nënshkruar një kontratë për zhvillimin e fshehtë të dronit luftarak pa pilot “Okhotnik” që peshon 20 ton, midis Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë kompanisë ajrore “Sukhoi” në vitin 2011.

“Puna në mjetin ajror të pa pilotuar me rreze të gjatë është në fazën përmbyllëse. Në veçanti, puna është përfunduar për të krijuar një prototip që do të fillojë fluturimet testuese këtë vit”, raportoi TASS.

Droni rus pa pilot ka një prerje të ngjashme me versionin amerikan RQ-170, që përdoret në misionet spiune, por edhe me kryeveprën kineze “Tian Ying”.

Sipas Mekanikës Popullore, pritet që Okhotnik të ketë një shtresë që e bën atë t’i shamnget radarëve.