Itali, Biznesmeni shqiptarë merret peng për borxhin 13.000 euro dhe izolohet për 3 ditë

11.02.2017 17:04:05

Një biznesmen shqiptar, pronar i një lokali në Itali, është marrë peng në Castelli të Italisë, nga tre bashkatdhetarë.

Karabinierët e Palestrina-s, gjatë javëve të fundit kanë ndërhyrë në një shtëpi në periferi ku mbahej shqiptari prej tre ditësh dhe kanë arritur ta lirojnë. Shkaku i pengmarrjes ishte një borxh prej 13.000 eurosh që ai u detyrohej autorëve.

I dëmtuari, i cili vuan nga diabeti dhe sëmundje të tjera, pasi është shpëtuar nga efektivët, i është nënshtruar një trajtimi mjekësor.

Tre shqiptarët, autorët, tashmë janë në burg ndërsa një i katër është në kërkim, pasi dyshohet si bashkëpunëtor në krim.

*Në foto, vendi ku mbahej peng biznesmeni