Itali, kryeministri Gentiloni prezanton kabinetin e ri

12.12.2016 20:01:15

Kryeministri i ri i Italisë, Paolo Gentiloni ka bërë me dije emrat e ministrave të qeverisë së tij.

Në postin e ministrit të Punëve të Jashtme është emëruar Anxhelino Alfano, ish-ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë Renzi.

Ministër i Brendshëm është emëruar Marco Minniti. Ministre e Punës është emëruar Teresa Bellanova.

Pier Carlo Padoan, ministër i Financës, Roberta Pinotti ministre e Mbrojtes, Beatrice Lorenzin ministre e Shëndetësisë, Andrea Orlando ministër i Drejtësisë, Graziano Delrio ministër i Transportit, e Dario Franceschini ministër i Kulturës.