“Italia ndjek metodën e suksesshme të Koresë së Jugut”, guvernatori i Venetos: Nuk më plas për paratë, ja vendimi që kemi marrë

17.03.2020 12:54:42

Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit rajoni i Venetos ka vendour që të bëjë tamponë tek të gjithë njerëzit.

“Qëllimi është të gjurmojmë këdo që është pozitiv për Covid-19, në veçanti njerëzit e ashtuquajtur “asimptomatikë” të cilët, duke mos u izoluar, vazhdojnë të përhapin virusin. “Edhe nëse gjej vetëm një rast pozitiv – shpjegon guvernatori i Rajonit, Luca Zaia – do të thotë që do të kem 10 më pak të infektuar”.

Strategjia e tamponëve tapetë duket se ka funksionuar në Korenë e Jugut, ku autoritetet kanë testuar qindra mijëra njerëz, përfshirë kontrollimin e lëvizjeve të tyre përmes telefonave celularë dhe teknologjisë satelitore. Zaia, i cili të paktën tani për tani hedh poshtë polemikat “me autoritetin qendror dhe pretendimet për autonomi”, i tha “Il Corriere della Sera” se dëshiron të paguajë gjithçka me paratë e Rajonit.

“Nuk më intereson shumë buxheti – thotë ai – vlen gjithmonë më pak se jeta e bashkëqytetarëve të mi. Mos më bëj të them se nuk më plas për paratë, por me pak fjalë ne e kuptojmë njëri-tjetrin. Të gjitha me shpenzimet tona”. Dhe për të përmbushur nevojën për teste që “kompanitë i shpërndajnë me pikatore”, “ne do t’i bëjmë ato në shtëpi”.