Italia pëson sërish rritje të numrit të viktimave dhe rasteve me Covid-19

28.04.2020 17:56:42

Italia ka publikuar 382 vdekje në 24 orët e fundit lidhur me koronavirusin, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë italiane në konferencen e përditshme.

Kësisoj, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 27,359, duke bërë që Italia të vazhdojë të jetë shteti i dytë me numrin më të lartë të jetëve të humbura, shkruan lajmi.net.

Autoritetet italiane bënë të ditur në konferencë se janë raportuar 2091 raste. Shifra totale e të infektuarve në nivel kombëtar ka arritur në 201,505.

Ndërkaq, numri it ë shëruarve ka arritur në 68,941, derisa 1863 prej të diagnostikuarve me sëmundjen Covid-19 janë në gjendje kritike.

Numri i viktimeve dhe rasteve ka pësuar një rritje, në krahasim me ditën e djeshme.