Italia “zonë e kuqe”/ Thirrja e fortë: Mos trajtoni të moshuarit, jepni përparësi…

12.03.2020 09:55:50

Ditën kur Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur pandeminë globale si pasojë e përhapjes së koronavirusit, Italia si një nga vendet më të prekura nga COVID-19 shënon një tjetër ditë të vështirë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, dje më shumë se 200 persona kanë gjetur vdekjen pas komplikacioneve të COVID-19.

“Daily Mail” shkruan se njësitë e kujdesit intensiv janë këshilluar që të ndalojnë trajtimin e të moshuarve dhe të përqendrohen te rastet më të lehta.

Repartet e kujdesit intensiv duhet të kenë përparësi njerëzit që më shumë shanse për të jetuar, në kushtet e emergjencës dhe mbingarkesës së madhe.

Numri total i të prekurve nga koronavirusi shkon në 12.462 raste, ndërkohë që të vdekurit deri më tani janë 827 dhe janë më shumë se 1 mijë personat e shtruar në terapi intensive, duke rrezikuar kolapsin e strukturave shëndetësore italiane, veçanërisht në qytete si Milano dhe Bergamo