ITU-ja e publikon kodin +383, Kosovën e shkruan me fusnotë (Dokument)

15.12.2016 10:29:26
Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit ka publikuar zyrtarisht kodin telefonik të Kosovës +383, por këtë të fundit e ka renditur me fusnotë

ITU-ja ka njoftuar se kodi është arritje e marrëveshjes me Republikën e Serbisë, ndërkaq për aktivizimin e tij do të ketë një datë tjetër, shkruan lajmi.net

Por në renditjen e listës së shteteve me kodet telefonike, Kosova është e shkruar me fusnotë, e cila sqaron se statusi i Kosovës nuk paragjykohet por është në një linjë me Rezolutën 1244 të OKB-së dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për pavarësinë.