Komisioni Evropian pret shpalljen zyrtare të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve në Maqedoni

15.12.2016 10:10:43

Komisioni Evropian e mbështet plotësisht vlerësimin e OSBE/ODIHR-it të procesit zgjedhor në Maqedoni të zgjedhjeve të parkohshme parlamentare të së dielës.

Megjithatë, Komisioni pret që KSHZ-ja të përfundojë me shqyrtimin e ankesave dhe parashtresave, për të dalë me rezultatet zyrtare përfundimtare. Kështu thotë Maja Kocijançiç për agjencinë e lajmeve AIM.

Përndryshe, përfaqësuesit e lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe Johannes Hahn, vlerësuan se në Maqedoni u organizuan zgjedhje të qeta dhe të rregullta.