PLD: Ndal trysnive ndaj KSHZ-së në Maqedoni

15.12.2016 09:45:26

Partia Liberal Demokratike i dënon ashpër të gjitha tentimet për ndikim në vendimet e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), duke u bërë thirrje partive politike pjesëmarrëse në procesin zgjedhor që të ndërprejnë me trysnitë ndaj KSHZ-së.

Për këtë parti është e papranueshme çfarëdo lloj ndërhyrje në punët e KSHZ-së, e as ndonjë intervenim më të vogël të mundshëm mbi procedurat e vendimmarrjes së saj.

PLD-ja angazhohet për zgjedhje korrekte dhe demokratike, duke thënë se në këtë shtet duhet patjetër të kthehet sundimi ligjit dhe respektimi i ligjeve.