Iu shkuan në shtëpi dhe gjuajtën me armë, policia arreston dy persona në Mitrovicë

20.05.2020 10:28:29

Në fshatin Bajgorë të Mitrovicës policia ka arrestuar dy persona të cilët kishin shkuar te shtëpia e dy viktimave meshkuj kosovarë dhe kishin shtënë me armë zjarri në shtëpinë e tyre.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: 4 gëzhoja të fishekëve, 3 predha të fishekëve dhe një fishek i armës së zjarrit.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.