Ja në çfarë kushte të tmerrshme jetojnë në kampet e Francës kosovarët që kërkojnë azil

11.09.2017 16:57:47
Ditë më parë shumë kosovarë ia mësynë Evropës përmes rrugëve ilegale që të kërkojnë azil në ndonjë shtet evropian.

Mirëpo, jo gjithçka është ashtu siç presin të gjithë ata që marrin këtë rrugë.

E, duke ia shtuar faktin se shtetet e Evropës Kosovën e njohin si shtet të sigurt dhe nuk japin azil për askënd, atëherë edhe mundi i tyre zhvlerësohet.

Në disa tenda në mes të rrugës mbi 700 kosovarë janë strehuar në Metz të Francës.

Një lexues i “Zeri.info”, i ka dërguar këto fotografi në adresë të redaksisë sonë ku shihen pamjet se në çfarë gjendje të tmerrshme kalojnë netët e ditët kosovarët në Francë.

Image

Image